Fri, Nov 29, 2024

Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, flakët përfshinë një sipërfaqe me pemë frutore, procedohet autori

  • PublishedOctober 3, 2023

ELBASAN

Ndezi zjarr për të djegur barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë, procedohet penalisht.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr në fshatin Godolesh, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. B., banues në fshatin Godolesh, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

AlbaniaWeb.net