Fri, Nov 29, 2024

“Fatsjellësi” Sylvinho, e takoi në fundjavë, Bare shkëlqen me Espanyol

  • PublishedOctober 3, 2023

Sylvinho vijon të ndjek hap pas hapi të gjithë legjionarët kuqezi të shpërndarë në Evropë. Në fundjave, trajneri i Kombëtares ishte në Spanjë ku takoi dy lojtarët kuqezi, Ivan Balliun dhe Keidi Baren. Ky i fundit, mesfushori shqiptar, zhvilloi një paraqitje shumë të mirë të hënën, ku ishte protagonist absolut në suksesin 3-0 që Espanyol arriti përballë Racing Ferrol.

Bare dhuroi një asist perfekt në golin e parë ndërsa qëndroi në fushë deri në minutën e 57-të, teksa u zëvendësua pasi gjatë pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë. Bare ishte një nga lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes me notën 7,3.

()

AlbaniaWeb.net