Fri, Nov 29, 2024

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për blerjen e votave në zgjedhje

  • PublishedOctober 3, 2023

Përfaqësitë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës reaguan të martën mbi raportin final të -ODIHR për zgjedhjet lokale të majit të këtij viti.

Në dy njoftime shkurt të shpërndara në X (ish-Twitter) dhe i kërkuan palëve politike në Shqipëri të zbatonin rekomandimet e raportit dhe ngritën shqetësime mbi fenomenin e blerjes së votave dhe përdorimin e aseteve shtetërore në nivel qendror e lokal gjatë zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, akuza për blerje votash nga të gjitha anët, sigurimin e masave mbrojtëse për fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve dhe presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit”, thuhet në deklaratën e SHBA.

nga ana tjetër thotë se raporti ka konfirmuar se zgjedhjet u administruan mirë dhe ishin konkurruese, por njësoj si SHBA thotë se zgjedhjet u njollosën nga  akuzat për përdorimin e mjeteve shtetërore dhe blerja e votës. BE po ashtu kërkon zbatimin e rekomandimeve. “Delegacioni i Bashkimit Europian inkurajon të gjithë aktorët të punojnë së bashku për të vënë në jetë rakomandimet e reja të Raportit dhe ato që mbeten pezull nga raporti i kaluar si një çështje emergjence”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale të 23 majit u fituan thellë nga në qeveri që mori 53 nga 61 bashkitë përfshi bastione të Partisë Demokratike si Shkodra e Tropoja.  Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit.   Opozita që fitoi vetëm në 7 bashki akuzoi qeverinë për blerje masive të votës dhe manipulim të zgjedhjeve.

Raporti i ODIHR për zgjedhjet gjeti probleme të theksuara sa i përket blerjes së votës dhe përdorimit të mjeteve shtetërore në fushatë në nivel vendor dhe qendror. Raporti kërkon që këto probleme të adresohen. “Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votave dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve”, thuhet në raport.