Fri, Nov 29, 2024

Prej 9 ditësh Pishëporo dhe Darëzeza në flakë, si paraqitet sot situata

  • PublishedOctober 4, 2023

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Pishëporo-Darëzezë në ditën e 9-të të riaktivizimit të tyre, janë me intensitet të ulët.

Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, gjatë natës ka pasur dy vatra të vogla aktive të cilat janë neutralizuar shpejt falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm situata duket më e qetë, teksa forca të shumta zjarrfikëse, efektive të forcave të armatosura, punonjës të Adzm, dhe forca mbështetëse të bashkisë, janë duke operuar në terren për neutralizimin e plotë të zjarrit disa- ditor i cili ka dëmtuar një sipërfaqe prej rreth 800 ha të pyllit me pisha.

Sipërfaqja e djegur më së shumti ka përfshirë pishat e egra ndërkohë që po punohet për mbrojtjen e zonës së Pishës së Butë. Teksa po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërhyrja nga ajri është ndërprerë ditën e sotme.

()

AlbaniaWeb.net