“Memecit i erdhi goja”, Basha i kthehet Spiropalit: “Varrosët’ interplancën e PD për Kosovën
Pasi ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se i kishte ardhur zëri, por i hidhur, vjen reagimi nga ky i fundit.
Basha me tone të forta tha se maxhoranca ‘varrosi’ interpelancën e PD të kërkuar me kryeministrin Rama për Kosovën.
“Zonja Spiropali. Në fakt ke të drejtë, ka ardhur dita që të bësh atë që ke ndërmend. Por fakti është që nuk bëhet për interesa të shtëpisë time, por ju jeni në shkelje. Keni ndërmend shprehjen; përça dhe sundo. Ju nuk doni të flisni për Kosovën. Zonja ministre ku e keni interpelancën e PD e varrosët bashkë me kryetarin e Kuvendit. Po deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim Veriun. Por a nuk e di që KFOR e ka në mandatin e vetë për kontrolle në Kosovë dhe Policia e Kosovës po ashtu. Juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër, natën kulla.”, tha Basha.
DEKLARATA E SPIROPALIT
“Sot më kujtuat një film realist që doktori duhet ta dijë se e ka bërë karrierën e tij, si në këto filma. Disa diversantë dhe sigurimsa, ju jeni në rolin e sigurimsit, dhe merren me njëri tjetrin. Saliut mund t’i shkojë për shtat ajo shprehja; memecit i erdhi goja. Në këtë rast zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend, i erdhi hidhur.”, tha ajo.
()