Fri, Nov 29, 2024

Berisha dënon kërcënimet ndaj prokurorëve: Po shfrytëzohen informacionet nga patronazhistët. Çdo ministër, deputet që ka SKY ECC, të jetë….

  • PublishedOctober 5, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kërcënimet ndaj dy prokuroreve, pas dëshmisë së Artan Tafanit.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha lëshoi akuza se po shfrytëzohen rrjedhjet e informacioneve nga ana e patronazhistëve.

“Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër. Por këtu dua të theksoj, dua të ndalem se këto kërcënime shfrytëzojnë rrjedhjen e informacioneve. Shfrytëzojnë pazarin që bëhet me informacionet. Kush e bën? Militantët tuaj e bëjnë, patronazhistët tuaj e bëjnë.

Ata nxjerrin dosjet në treg te kriminelët dhe kriminelët më pas u vërsulen prokurorëve dhe gjykatësve.
Kujt i vijnë këto kërcënime? A e dini se të gjithë ata që janë marrë dhëmb për dhëmb me bandat, siç ishte kjo Selimi- unë nuk e njoh, siç është kjo në SPAK, ata dekonspirohen nga njerëzit tuaj, militantë që shesin informacione. Si ka mundësi, t’ju bëj një pyetje- që nuk gjendet asnjë rrjedhës i informacioneve të dosjeve top-sekret. Dosjet e drejtësisë janë top-sekret në gjithë botën. Kjo është bërë rrugë dhe asnjë nuk gjendet. Kjo është një formë presioni të tmerrshëm ndaj tyre. Po natyrisht, kur vihet Taulant Balla, njeriu i lidhur më shumë se kushdo tjetër me bandat në krye, nga të mos dalë çdo sekret? Nuk gjeni një rrjedhës se jeni vetë rrjedhës.
Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY ECC, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit. Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar.”, tha Berisha.

()

AlbaniaWeb.net