Trajneri i Dinamos para Egnatias: Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës, ekipi është rritur
Trajneri i Dinamos, Di Biagio i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që luhet të premten, ndaj Egnatias.
“Dy rezultatet e mira radhazi janë diçka e mirë, por ndeshja me Vllazninë ishte e çuditshme, ndoshta duhet ta kishim vendosur në favorin tonë. Synimi ynë është të ruajmë vazhdimësinë, kemi pësuar 1 gol në këto dy ndeshje, edhe ai që erdhi ishte nga 11 metra. Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës, sepse janë sinjale që skuadra jonë është rritur.
Ndeshjet e fundit nuk është se kemi pasur shumë fatin me vete, kemi folur me njëri tjetrin dhe duhet më shumë kujdes, pasi situata me kartonat i vështirëson punën skuadrës tonë, duhet të ndryshojë pasi kemi pësuar gola nga 11-metra. Ndaj Erzenit në pjesën e dytë luajtëm më mirë, jemi ekip në rritje, sigurisht kemi mangësitë tona, meritonim të kishim pikë më shumë. Skuadra jonë është e bukur për tu parë, na mungon veç goditja përfundimtare për të vrarë ndeshjen. Sigurisht fajin e kemi vetë dhe po përpiqemi ti rregullojmë gjërat, duke filluar që nga ndeshja e radhës. Kam 4 mungesa, ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën”,- tha ai.
(J.S/)