Disfata e Vllaznisë, tekniku Memelli: Fundi i ndeshjes ishte i hidhur, kishim probleme në ndërtimin e lojës
Tekniku i Vllaznisë, Migen Memeli dha mendimin e tij pas humbjes 1-0 me Tiranën.
“Pritëm që të zhvillohej një ndeshje normale, sa i përket terrenit. Sot ishte shumë i vështirë terreni, kishim probleme për ndërtimin e lojës. Pas futjes së Hakaj, bëmë mirë për 15-20 minuta. Pas kartonit të kuq, jo se bëmë keq, por ishim në ekuilibër.
Kur një skuadër është në inferioritet numerik, është që duhet t’i bëjmë më shumë në mbrojtje.
Fundi ishte i hidhur, sepse duhet të menaxhonim 7 minutat në fund. Kishim edhe disa raste të tjera që duhet t’i shfrytëzonim, edhe shtylla e Balajt. Nuk më mbetet asgjë, veçse të pranoj rezultatin. Ndeshja po shkonte drejt barazimit.
Djemtë e bënë lojën, jam i mërzitur me individë të caktuar, që në momente të caktuara nuk sakrifikojnë për skuadrën. Në ditët në vazhdim, këta individë duhet të punojnë shumë për tu bërë pjesë e grupit, në të kundërt grupi do i nxjerrë jashtë. Duhet të reflektojmë edhe ne, duke i parë gjërat me qetësi.
Nëse do ndryshoja do ishte se do bëja zëvendësimin e Hakajt me Salën. Kondicioni i Hakajt nuk është në maksimum prandaj e futëm në të dytën.
Kur futëm Alivodën, ishim me 11 lojtarë. Kur na u dësh të sakrifikonim me një lojtar në të djathtë, Mala ishte më i duhuri. Fatin sot e kishim kundër.
Skuadra ka nevojë për dy vende. Ne po mundohemi që këto dy role ti fusim dhe ti japim më shumë oksigjen skuadrës. Krahu i majtë dhe i djathtë, kur këta të futen në driblime dhe më tej, do i japin oksigjen skuadrës.
Çoba është një lojtar që bën mirë në fazën mbrojtëse, duhet të përmirësojë në sulm” – Tha ai.
(J.S/)