Fri, Nov 29, 2024

Punonjëset e fasonerisë protestojnë për zvarritje e hetimeve ndaj kompanisë që nuk i pagoi

  • PublishedOctober 7, 2023

Një grup grash e vajzash, ish-punonjëse të fabrikës “” protestuan të shtunën para Prokurorisë së Rrethit , pasi pretendojnë se hetimet ndaj kompanisë e cila nuk u ka dhënë pagat për dy muaj, po zvarriten.

Protesta mbështetet nga “Koalicionit për Punë të Denjë”, e cila i ka mbështetur punëtorët në ngritjen e padisë.  Kallëzimi penal ndaj pronarëve të fasonerisë është bërë  dy muaj më parë dhe përmes tij punëtorët kërkojnë të shtrëngojnë kompaninë që tu shlyej detyrimet.

“Jemi organizuar sot me ndihmën e “Koalicionit për Punë të Denjë” që të protestojmë për zvarritjen e proceseve të hetimit, për zvarritje të kontrolleve tatimore të ndërmarrjes ku punuam dhe për të protestuar që i gjithë sektori i fasonerisë të ketë paga dhe kushte pune të denja”, thuhet në deklaratën e protestuesve.

Punonjësit thonë se nuk kanë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me kallëzimin. “Ne na thirrën përpara dy muajve për të dëshmuar dhe që atëherë nuk kemi asnjë informacion nga për pronarin e fasonerisë dhe hetimin”, tha , një nga protestueset.

Prokuroria e Fierit nuk qe e arritshme për koment.  Kompania dhe drejtues të saj nuk ishin të arritshëm. Punëtoret po ashtu thane se nuk kanë më kontakte me përfaqësues të fasonerisë.

Protestueset pretendojnë se janë lënë pa paga për 2 muaj e 10 ditë, ndërsa thonë se megjithëse e vogël, kjo pagesë është e rëndësishme për ta.  “Ne jemi gra e vajza që punojnë në të ashtuquajturat “”. Ne punojmë në punë të vështirë dhe të paqëndrueshme, me paga të ulëta dhe të pasigurta për vazhdimësinë. Ne jetojmë në vështirësi financiare dhe në limitet e mbijetesës”, tha , një prej punëtoreve.

Vrapi tha se mungesa e pagës për dy muaj i penalizonte dhe ndikonte familjet e tyre. Protestuesit thanë se ata kishin punuar në kushte të vështira dhe me pagesa minimale dhe pa të drejta minimale.

Organizimi i protestës në 7 tetor u lidh me faktin se ajo njihet si dita e ndërgjegjësimit për punëtorët e fasonerisë.

“Në të gjithë vendin sektori ka probleme të mëdha me kontratat e punës, me kushtet e punës dhe shumë mangësi në zbatim e Kodit të Punës” , tha Gertjana Hasalla, përfaqësuese e .

Përfaqësuesit e  Koalicionit Për Punë të Denjë duan që ky rast të kthehet në një precedent që përkrah punonjësit për t’i dhënë fund abuzimeve nga kompanitë në këtë sektor.

“Konkretisht sot ne kerkojmë nga organet e prokurorisë dhe gjykatës që këtë rast ta shndërrojnë në precedent për të detyruar punëdhësit të shlyejnë punëtorët dhe të mos ketë më situata si kjo e këtyre zonjave”, tha Hasalla.