Vendet vakante, Emona Muçi dhe Gentiana Muçaj zgjidhen anëtare të KLGJ-së
Gjyqtarja Emona Muçi është fituese e garës për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pesë vitet e ardhshme nga radhët e Gjykatës së Apelit.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë të trupës së gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga radhët e Gjykatave të Apelit Emona Muçi rezultoi fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida Kaçerja. Nga KLGJ, nga radhët e Gjykatave të Apelit i mbaron mandati Dritan Hallunajt.
Sa i takon garës për vendin vakant të anëtarit të KLGJ-së nga radhët e gjykatave të Shkallës së parë fituese është Gentiana Muçaj me 114 vota kundrejt 112 votave të Alma Kodraliut.
Tashmë pritet rezultati për dy pozicionet e tjera, në garën mes gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë. Nga Shkallët e Para të Juridiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative. Fituesit do të zënë vendin që do të lihet i lirë nga përfundimi i mandatit të gjyqtareve Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj
KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.