I skadon kontrata në vitin 2025, Bayern Munchen e ka me nxitim rinovimin e sulmuesit
Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayern Munich, foli për situatën e Leroy Sané, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025.
“Ne sigurisht që do të zhvillojmë bisedime në javët e ardhshme për të rinovuar kontratën e Leroy Sane. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i fortë, një lojtar kyç dhe do të ishte mirë nëse do të qëndronte në Mynih për një kohë të gjatë. Vërtet futbollist i shkëlqyer” – tha ai.
Sulmuesi i lindur në Essen është aktivizuar në 7 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar 6 gola. Në edicionin e kaluar, ai ka “tundur rrjetën” në 8 ndeshje.
(J.S/)