Thu, Dec 5, 2024

“Motoja e tij, shkatërrimi i Izraelit”, Gent Pollo: Pas sulmeve të Hamasit qëndron Irani

  • PublishedOctober 9, 2023

Ish-ministri Genc Pollo iu është bashkuar sot komenteve për luftën që ka shpërthyer që prej të shtunës në Izrael, theksoi se pas këtyre sulmeve të Hamasit fshihet një fuqi më e madhe, siç është Irani.

Pollo tha në ‘Open’ se motoja e Iranit është shkatërrimi i Izraelit.

“Ishte një vendim unanim i Kombeve të Bashkuara për krijimin e Izraelit. Kombet e Bashkuara, abdetuan një rezolutë që Izraeli të krijohen aty ku është dhe të vinin të gjithë hebrenjtë. Histori të tilla me spostime, Europa dhe bota i ka parë. Kjo popullsi u përball me armiqësi të arabëve. Ata tentuan ta hidhnin në det, ta zhduknin. Pas çdo konflikti shteti izraelit u rrit në sipërfaqe. Hamasi është problem sepse në mënyrë fondamentale rezulton ekzistencën e Izraelit, që u miratua me konsensus të fuqive të mëdha. Mohimi do të sillte destabilitet të madh. Pas Hamasit qëndron një fuqi revizioniste, më e madhe se jo që është Irani, i cili vazhdimit prononcohet dhe e ka kthyer në moto të vetën, shkatërrimin e Izraelit. Çdo njeri me ndërgjegje, duhet të qëndroj në përkrahje të Izraelit. Duhet të bëhet çmos që mos të bëhen këto lloj episode.”, tha Pollo.
()

AlbaniaWeb.net