Thu, Nov 28, 2024

Rama: Në tryezën e diktatorit do të ulen armiqtë e tij, Shqipëria sot Europa e Ballkanit

  • PublishedOctober 16, 2023

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e pritësit të këtij organizimi e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale.

Rama shkruan se sot në Piramidën e diktatorit do të ulen armiqtë e tij të betuar, duke nënkuptuar vendet e perëndimit.

Rama shton se Shqipëria është zgjuar sot si Europa e Ballkanit dhe se liderët e unionit e shohin vendin tonë me vlerësim gjithnjë e më të lartë.

“Mirëmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama.

AlbaniaWeb.net