Thu, Nov 28, 2024

Samiti në Tiranë, Begaj: Ngjarje historike për rrugëtimin europian të Ballkanit

  • PublishedOctober 16, 2023

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh në rrjete sociale në kuadër të këtij eventi.

Begaj thotë se mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë është një ngjarje e madhe dhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse,” shkruan Begaj.

AlbaniaWeb.net