Wed, Nov 27, 2024

“Një varr i mbushur me verë”, arkeologët bëjnë zbulimin e madh

  • PublishedOctober 16, 2023

Vazo të mbyllura me verë që prej 5,000 vitesh më parë janë zbuluar në varrin e një gruaje që besohet të jetë faraonja e parë femër e Egjiptit.

Një ekip gjermano-austriak, i udhëhequr nga arkeologia Christiana Köhler nga Universiteti i Vjenës, po kryente një gërmim të varrit të faraones Meret-Neith në Abydos, kur u gjenden përballë me vazo të mëdha vere.

Disa ishin të ruajtura mirë dhe madje ende të vulosura në gjendjen e tyre origjinale.

“Vera nuk ishte më e lëngshme dhe nuk mund të dallojmë nëse ishte e kuqe apo e bardhë,” tha Kohler në një deklaratë javën e kaluar.

“Ne gjetëm shumë mbetje organike, fara dhe kristale rrushi dhe e gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar shkencërisht. Është ndoshta dëshmia e dytë më e vjetër e drejtpërdrejtë për verën; edhe më i vjetri vjen nga Abydos,” tha studiuesja.

Megjithëse identiteti i saj i vërtetë mbetet një mister, Meret-Neith ishte e vetmja grua që kishte varrin e saj monumental në varrezat e para mbretërore të Egjiptit në Abydos.

Bazuar në mbishkrimet e varreve, studiuesit përcaktuan se ajo ishte përgjegjëse për agjencitë qeveritare si thesari, rreth 3,000 vite para Krishtit.

AlbaniaWeb.net