Tre javë pas sulmit në veri pika kufitare në Jarinjë ende e mbyllur
Pika kufitare në Jarinjë vazhdon të qëndroj e mbyllur që nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kjo shihet në tabelën e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Më 24 shtator, terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Atë ditë u mbyll edhe Merdarja, mirëpo ajo është hapur prej disa ditësh.
Ndërkohë tani më kanë kaluar tre javë që nga sulmi dhe Jarinja nuk është hapur akoma.