“Veriu është toka e Kosovës”, Kurti nga Tirana: Integriteti territorial është i pacenueshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një deklaratë para mediave në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit i cili u mbajt në Tiranë.
Kurti u pyet nga gazetarët nëse kishte një koment për deklaratën e Ramës ku shprehet se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.
Në lidhje me pyetjen Kurti u shpreh se veriu është toka e Kosovës dhe se integriteti territorial është i pacenueshëm dhe sovraniteti mbrohet me qeverisje demokratike.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Ne kemi nevojë më shumë siguri për Kosovën që do të thotë që trupat e NATO-s të jenë në patrullim të përbashkët me policinë e Kosovës meqenëse vija kufitare me Serbinë është 380 km.
Policia e Kosovës është responderi i parë në rast tensione, Eulex i dytë dhe KFOR i treti. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, ketë e bën policia e Kosovës.
Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti mbrohet me qeverisje demokratike dhe me partneret tanë do kujdesemi për sigurinë kombëtare,” u shpreh Kurti.