Begaj pret me ceremoni shtetërore Macron-in
Presidenti francez, Emanuel Macron mbërriti dje pasdite në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit.
Macron është pritur nga Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tashmë me ceremoni shtetërore në oborrin e presidencës.
Tashmë dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në bazë të axhendës.