Lufta në Izrael/ Macron nga Tirana: Duhet angazhim i ri për një proces paqeje
Presidenti francez, Macron nga Tirana u shpreh se duhet riangazhuar një proces paqeje në Lindjen e Mesme pas rinisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Mbështeti Izraelin në të drejtën për t’u mbrojtur, por kërkoi respektimin e së drejtës ndërkombëtare për ndihmën humanitare. Tha se Franca e ka bërë dallimin mes Hamasit dhe popullit palestinez.
“Po bëhet gjithçka për lirimin e pengjeve. Për Francën siguria e Izraelit dhe lufta kundër grupeve terroriste dhe zgjidhja politike janë bashkë të pandashme. Momenti jashtëzakonisht i vështirë për popullin izraelit dhe civilët palestinezë tregon se kjo është çështje politike dhe nuk mund ta zgjidhim pa riangazhuar një proces paqeje dhe mbi këtë bazë do të shkoj në rajon. Mbështes Izraelin në përpjekjen për t’u mbrojtur në respektim të së drejtës ndërkombëtare, humanitare. Jemi përpjekur për të dalluar Hamasin nga populli palestinez” tha ai.