Sat, Nov 2, 2024

Energjia elektrike “paralizon” portin e Vlorës, shtyhet nisja e trageteve

  • PublishedOctober 17, 2023

Pasagjerët në portin e Vlorës janë bllokuar për shkak të se sistemi TIMS nuk punon.

Arsyeja e mos punimit të sistemit është ndërprerja e energjisë elektrike.

Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në portin e Vlorës mungon energjia elektrike çka ka penguar punën në terminal.

Disa minuta më parë ka nisur regjistrimi i pasagjerëve në mënyrë manuale. Trageti që zakonisht niset në orën 14:00 do të niset disa orë me vonesë.

AlbaniaWeb.net