Sun, Nov 24, 2024

Shtyhet seanca për Fredi Belerin, pas përjashtimit të njërës prej gjyqtareve

  • PublishedOctober 17, 2023

Përjashtimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që po shqyrton çështjen penale për korrupsion në ngarkim kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Alfred Beleri, si dhe caktimi i një gjyqtareje tjetër që kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, solli shtyrjen e seancës.

Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari pasi kreu apelin e palëve dhe konstatoi se gjykimi mund të vijonte edhe pa praninë e të pandehurve Alfred Beleri dhe në kushtet kur ishin të pranishëm avokatët e tyre, ai solli në vëmendje se ishte zëvendësuar anëtarja e trupit gjykues , me gjyqtaren .

Në seancën parardhëse më 12 tetor, përfaqësuesit e Belerit kërkuan përjashtimin e gjyqtares Deda, e cila dhe ajo paraqiti dorëheqje me argumentin se ishte shprehur më parë me vendim për një kërkesë të të pandehurit.

Kryesuesi Çela bëri me dije se ishte pranuar kërkesa për përjashtimin e Dedës dhe i dha fjalën gjyqtares Hajredinaj që të shprehej nëse ishte gati të vijonte gjykimi apo i duhej kohë për t’u njohur me aktet e çështjes. Hajredinaj bëri me dije se ishte caktuar si anëtare e këtij trupi gjykues të hënën më 16 tetor, ndërsa ditën e sotme kishte pasur tre gjyqe, duke u ndodhur në pamundësi objektive për t’u njohur me aktet e dosjes. Ajo kërkoi kohë dhe shtyrjen e seancës që u vendos të zhvillohet më 24 tetor, në orën 11:00.

u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.