E rëndë/ Një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pojatë të Ferizajt, të martën në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Fsh. Pojatë, Ferizaj 17.10.2023-20:30 Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion” njofton policia.