Sun, Nov 24, 2024

Sulmi mbi spitalin në Gaza, Izraeli: E bëri xhihadi Islamik palestinez

  • PublishedOctober 18, 2023

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka reaguar pas sulmit mbi spitalin në Gaza. Ai ka mohuar që Izraeli të jetë përgjegjës për këtë sulm ku ndër të tjera ai ka thënë se sulmi është kryer nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez. “Ne bëmë një rishikim të menjëhershëm me të gjitha degët përkatëse të IDF”  ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka bërë edhe një kronologji të ngjarjeve pak para shpërthimit në spital ku tha se në orën 18:15 me orën lokale të Martën një breshëri raketash u hodhën nga Hamasi drejt Izraelit. Më pas, në orën 18:59, ai thotë se një breshëri prej rreth 10 raketash nga një varrezë aty pranë dhe në të njëjtën kohë, ka pasur raportime për një shpërthim në spitalin në qytetin e Gazës.

Hagari vazhdon, duke thënë se Hamasi e kuptoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik, por filloi një “fushatë mediatike globale” për të fajësuar Izraelin. “Ata shkuan deri aty sa rritën numrin e viktimave,” thotë ai. “Ata e kuptuan me siguri absolute se ishte një raketë e gabuar nga Xhihadi Islamik që dëmtoi spitalin”.

AlbaniaWeb.net