Sun, Nov 24, 2024

Prokurori Kujtim Basha shkarkohet nga detyra

  • PublishedOctober 18, 2023

, KPK shpalli të mërkurën më 18 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, . Vendimi për Bashën u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relatore dhe anëtare .

Në seancën dëgjimore më 13 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se prokurori Kujtim Bashaj ishte gjetur me një bilanc negativ prej 12 milion lekësh, ndërsa ngriti dyshime mbi një seri huash dhe kredish të marra për të shlyer njëra -tjetrën. Bashaj kundërshtoi gjetjet dhe i cilësoi këto anomali, por këmbënguli se nuk kishte bërë asnjë gabim.

Kujtim Bashaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Kurbinit. Në vitin 2007, Bashaj u transferua në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa prej vitit 2012 e deri në shkarkimin nga deryra e ushtroi funksionin në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës.