Merr flakë autobusi në aksin Levan-Gjirokastër
Një autobus është përfshirë nga flakët paraditen e sotme rreth orës 10:35, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç.
Autobusi ishte nën drejtimin e 49-vjeçarit me inicialet M. D., dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti në pjesën e motorit.
Si pasojë e kësaj situate mësohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.