Jemi në sezonin e virozave, për sa kohë mund ta përdorni sprajin për hundët e zëna
Antihistaminikët ndihmojnë njerëzit me alergji, sepse bllokojnë reaksionin alergjik kurse kortikosteroidet përdoren për të reduktuar inflamacionin dhe nuk duhen përdorur për një kohë të gjatë. Nëse i përdorni sipas udhëzimeve, ato rrallë shkaktojnë reaksione të padëshiruara.
Një spraj nazal ka të ngjarë të rrisë sekrecionet, duke bërë që të teshtini, të kolliteni më shpesh ose të keni më shumë sekrecione hundore. Ndërkaq, spërkatja mund të shkaktojë gjakderdhje, dhimbje koke, humbje të nuhatjes, të shijes dhe acarim të hundës.
Nëse e përdorni për më shumë se tre ose katër ditë, bllokimi mund të përkeqësohet. Në fillim funksionon mirë, por pas përdorimit të gjatë, hunda bllokohet sërish. Përveç kësaj, disa përbërës të sprajtit janë kimikate që mund të dëmtojnë membranat brenda vrimave të hundës, gjë që mund të çojë në gjakderdhje kronike nga hundët.
Përdorimi shumë i gjatë i sprajit mund të shkaktojë shfaqjen e rinitit medikamentoz dhe në vend që ta trajtojë atë, mund të ndodhë një kundër-efekt. Kjo është arsyeja pse kur jeni të ftohur ose keni probleme me sinuset, përdorni një sasi të caktuar të sprajteve për të zhbllokuar hundën.
Burimi: Top Channel