Sat, Nov 23, 2024

Gërdeci i vrau djalin, nëna i çon gjyqtarit fletoret e të birit: Më shkruani vendimin

  • PublishedOctober 18, 2023

Ditën e sotme ka nisur pyetja e dëshmitarëve për dosjen e Gërdecit. Ish-ministri Fatmir Mediu nuk ndodhej në sallë, por përfaqësohej nga avokati. I pari që dëshmoi ishte Feruzan Durdaj, që humbi djalin 7-vjeç, i cili ishte duke luajtur me biçikletë.

Durdaj pati një debat edhe me avokatët e Mediut. Më pas ishte radha e bashkëshortes së tij, Zamira Durdaj, e cila ka vendosur për gjithë këto vite institucionet e drejtësisë në lëvizje për tragjedinë. Nëna e 7-vjeçarit kishte një pyetje dhe apel për trupin gjykues.

Djali im shkoi në shkollë në klasë të parë dhe bëri detyrat e fundit në 13 mars (viti 2008) në datë 17 nuk shkoi, më thoni përse? Unë ju kam sjellë dy fletore të djalit, ku të më thoni arsyet dhe të shkruani vendimin se përse nuk shkoi më në shkollë” tha ajo.

Më pas Durdaj tregoi kushtet në të cilat punohej në punishte. “Gërdeci është krim shtetëror. Për 5 sekonda m’u shkatërrua gjithçka që kisha. Djali më vdiq”.

Theksoi se nuk ka asgjë personale me Fatmir Mediun, por urdhrat që ai nxori për Gërdecin. Gjyqi do të vijojë me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë, mes tyre djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

AlbaniaWeb.net