Sulmi në një spital në Gaza, dëshmitarët rrëfejnë makthin: Ka kudo trupa të copëtuar
Dëshmitarët e pranishëm pas sulmit të së martës në një spital në Gaza kanë përshkruar skena të tmerrshme.
Sipas mediave të huaja një doktor që punon me Mjekët pa Kufij tha se ishte brenda spitalit në momentin e shpërthimit dhe u shpreh se ka parë skena të tmerrshme. Sipas mjekut ia ka parë trupa të copëtuar pas shpërthimit, duke përfshirë një fëmijë me kokë të këputur.
Mjeku, Dr. Ghassan Abu-Sitteh tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve do të vazhdojë të rritet.
Ndërsa një tjetër dëshmitar, Adnan tha për CNN se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte përtej normales.
“Nëse shikoni atje në rrugë, ka pjesë trupash kudo, koka dhe duar njerëzish, duar dhe tru fëmijësh”, tha Adnan i cili i cilësoi këto skena vërtet të papërshkrueshme.
Zyrtarët e Gazës fajësuan Izraelin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ky grup mohoi pohimin izraelit.