Sherri në Shkozë, vjen reagimi i policisë: I riu u dhunua, ndodhet në spital
Në lidhje me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkozë ka ardhur edhe reagimi i policisë.
Për mes një njoftimi zyrtar ata kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në Shkozë.
Sipas policisë persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta 21-vjeçarin me inicialet H. Xh. dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.