Tritan Shehu: “Busulla” e Rames drejt Lindjes!
Voton kundër SHBA në Këshillin e Sigurimit per Rezolutën e Brazilit ndaj Lindjes se Mesme!
Gabim trashanik dhe i detyruar ky, nga lidhjet e vartësitë e tij Lindore.
Në një moment kur Shqipëria duhet të ndjeke ngushtësisht SHBA për çështje e politikave globale.
Veçanërisht kjo aktualisht për atë zonë në konflikt, ku ne as mund të kemi rol e as kemi interesa të veçanta.
Do të ishte e dobishme që ai të përdorte “autonominë” e tij për të shpjeguar të vërteten ndaj Kosovës e Rajonit.
Por dhe për këto çështje, ku ne duhet të kemi rol të madh e ku kemi interesa jetike, ai përsëri ndjek “direktivat” lindore, te Vuçiç a më larg.
Në fakt në të gjithë pozicionet e tij Rama po bëhet “zëdhënës” i pozicioneve nga Lindja, i interesave të atyre lidhjeve dhe kondicionimeve që ka prej andej!