Tue, Nov 26, 2024

Lufta për vulën e PD-së! Gjykata vendos sot për kërkesat e Bashës

  • PublishedOctober 19, 2023

Sot Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Lulzim Bashës për të regjistruar ndryshimet statutore të kuvendit kombëtar që thirri në 2 shtator.

Në gjykatë për t’u dëgjuar është thirrur edhe grupi i “Rithemelimit” që drejtohet nga Sali Berisha, që ka kërkuar pezullimin me argumentin  se nuk mund të ketë regjistrime shtesë, pa u zgjidhur çështja në themel se kujt i përket vula, çështje që ndodhet në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Apelit vendosi që të rrëzonte shkallën e parë që i dha vulën Sali Berishës duke kërkuar rigjykimin e çështjes. Kundër këtij vendimi të Apelit, Rithemelimi i Berishës iu drejtua Gjykatës së Lartë.

Dosja ende nuk është shqyrtuar. Ndërkohë Basha pas rikthimit në krye të PD-së së vulës kërkon regjistrimin e ndryshimeve statutore.

AlbaniaWeb.net