Pse shtetet arabe po refuzojnë të pranojnë refugjatë palestinezë nga Gaza?
Përderisa palestinezët e dëshpëruar në Gazën e rrethuar po tentojnë të gjejnë strehim pas bombardimeve të pareshtura të Izraelit në hakmarrje të sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor, disa pyesin se pse Egjipti dhe Jordania fqinje nuk po i pranojnë palestinezët.
Të dy shtetet, që gjenden në anë të kundërta të Izraelit dhe ndajnë kufirin me Gazën dhe me Bregun e pushtuar Perëndimor respektivisht, kanë refuzuar pranimin e refugjatëve. Jordania veçse ka një popullatë të madhe palestineze.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, bëri komentet më të ashpra më 18 tetor, duke thënë se lufta aktuale nuk synon vetëm luftimin e Hamasit që udhëheq me Rripin e Gazës “por po ashtu është një përpjekje për të shtyrë banorët civilë… që të migrojnë në Egjipt”. Ai paralajmëroi se një gjë e tillë mund të prishë paqen në rajon.
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, dha mesazh të ngjashëm një ditë më parë, duke thënë “asnjë refugjat në Jordani, asnjë refugjat në Egjipt”.
Refuzimi i tyre i ka rrënjët në frikën se Izraeli dëshiron të kryejë një dëbim të përhershëm të palestinezëve në shtetet e tyre dhe të zhbëjë kërkesat palestineze për shtetësi.
El-Sissi po ashtu tha se një eksod masiv do të rrezikonte që militantët të shkonin në gadishullin Sinai të Egjiptit dhe ta përdornin këtë territor për të kryer sulme ndaj Izraelit, duke vënë në rrezik traktatin e paqes që dy shtetet kanë nënshkruar 40 vjet më parë.
Në këtë tekst mund të mësoni arsyet se pse Egjipti dhe Jordania po refuzojnë të strehojnë refugjatët nga Rripi i Gazës./REL
Artikulli i plotë këtu.