Sun, Nov 17, 2024

Prokurori Durim Bedini konfirmohet në detyrë

  • PublishedOctober 20, 2023

, KPK shpalli të premten më 20 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, . Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore më 18 tetor, Komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini dhe të bashkëshortes së tij notere për krijimin e disa depozitave, por subjekti këmbënguli se kishte provuar se të ardhurat e tyre janë në vlera më të larta se shpenzimet dhe se situata është krijuar si pasojë e mosdeklarimit të gjendjes cash nga ana e tij. Bedini mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figures, si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Durim Bedini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 1995. Në vitin 2008 ai u transferua nga Elbasani në Kavajë, ku ka mbajtur dhe pozicionin e drejtuesit. Pas miratimit të hartës së re gjyqësore dhe bashkimit të Prokurorisë së Kavajës me atë të Durrësit, Bedini u rikthye sërish në Elbasan, ku dhe e vijon detyrën.