Fri, Nov 15, 2024

Cila do të jetë përbërja e Qeverisë së re të Malit të Zi?

  • PublishedOctober 20, 2023

Pavarësisht kundërshtimit të partnerëve amerikanë dhe evropianë, forcat e ish-Frontit Demokratik (DF), pro-rus do të jenë pjesë e qeverisë së re malazeze të Millojko Spajiçit.

Sipas marrëveshjes për formimin e qeverisë, DF-ja do ta mbështesë Qeverinë e pakicës në Parlament dhe në fund të vitit të ardhshëm, përmes ristrukturimit, zyrtarisht do të bëhet pjesë e saj.

Në krye të Kuvendit do të jetë gjithashtu një nga liderët e FD-së, Andrija Mandiç. Partitë e DF-së mbështesin heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtarë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se janë shumë të shqetësuara që koalicioni i ri qeverisës në Mal të Zi do të formohet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike. Mesazhe të ngjashme janë dërguar edhe nga Bashkimi Evropian.

Siç njoftuan mediat, seanca e Kuvendit, në të cilën duhet të zgjidhen kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë duhet të mbahet më 26 tetor.

Nga Kuvendi i thanë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka ardhur iniciativa zyrtare për këtë seancë.

Vazhdimi i seancës pas tre muajsh

Seanca e parë e Kuvendit u mbajt një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, në të cilat “Lëvizja Evropa tani” mori më së shumti mandate, 24 nga 81, në bazë të të cilave lideri i tyre Millojko Spajiq më 10 gusht mori mandatin për të propozuar përbërjen e Qeverisë.

Prej atëherë Kuvendi nuk është mbledhur, sepse ishte në pritje të marrëveshjes për formimin e Qeverisë.

Spajiqit iu deshën më shumë se dy muaj për të arritur marrëveshje me partitë për ndarjen e funksioneve./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

AlbaniaWeb.net