Fri, Nov 15, 2024

Për arsye humanitare, Hamasi liron dy pengje

  • PublishedOctober 20, 2023

Një grua amerikane dhe vajza e saj të cilat po mbaheshin peng nga Hamasi janë liruar sot “për arsye humanitare”.

Lirimi e dy pengjeve e njoftoi të premten përfaqësuesi i krahut të armatosur të organizatës, Brigadat al-Qassam, Abu Obayda.

Dy gratë tashmë i janë dorëzuar Kryqit të Kuq i cili do t’i çojë në Egjipt dhe më pas në Izrael.

Organizata thekson se ajo ndjek përpjekjet e Katarit për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e Biden dhe qeverisë së tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza.

Ndërkohë, mediat po raportojnë deklarata nga zyrtarë izraelitë që theksojnë se lirimi ishte kryer në mënyrë të njëanshme nga Hamasi dhe nuk ishte pjesë e një marrëveshjeje me Izraelin.

Të enjten, ushtria izraelite tha se kishte kontaktuar me familjet e 203 personave që besohet se mbahen peng në Rripin e Gazës.

Autoritetet izraelite theksuan, megjithatë, se edhe ky numër nuk është përfundimtar, sepse ata ende po hetojnë informacione për persona, fati i të cilëve nuk dihet që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi

AlbaniaWeb.net