Sat, Sep 21, 2024

“Pesëshja e madhe” sot në Kosovë dhe Serbi

  • PublishedOctober 21, 2023

Pesë zyrtarë perëndimorë do të zhvillojnë sot vizitë në Kosovë dhe Serbi, me qëllim kryesor ringjalljen e dialogut mes dy vendeve.

Në Prishtinë do të vijnë Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano tha dje se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh dje se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

AlbaniaWeb.net