Hapet kufiri Gaza-Egjipt
Pika e kalimit në Rafah është hapur, me pamjet që tregojnë kamionë që hyjnë nga Egjipti në Gaza. Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi. Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza, shkruan BBC.
Karvani i parë i kamionëve me ndihma kaloi të shtunën në mëngjes, duke hyrë në Gaza për të dërguar furnizimet humanitare shumë të nevojshme në territorin e rrethuar.
Hamasi ka liruar pengjet e tij të parë që nga kryerja e një sulmi të madh të befasishëm ndaj Izraelit. Bëhet fjalë për dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, të cilat ishin mes rreth 200 personave të rrëmbyer.
Qytetarët amerikanë do të ribashkohen me familjen në një bazë ushtarake izraelite, thanë zyrtarët. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se përpjekjet vazhdojnë për të liruar më shumë pengje, megjithëse forcat e tij gjithashtu “do të vazhdojnë të luftojnë deri në fitore”.