Fri, Nov 15, 2024

Gruaja u hodh nga makina, arrestohet burri, e çoi drejt vdekjes

  • PublishedOctober 21, 2023

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në aksin Elbasan-Peqin. Një grua 57-vjeçe, Merushe Gjuzi teksa furgoni ishte në lëvizje hapi papritur derën dhe u hodh nga vendi i parë ku ishte ulur. Ndërroi jetë në vend në fshatin Papër.

Shoqja e saj tregoi se 57-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të problemeve me burrin. Sot është arrestuar bashkëshorti i viktimës, Mahmut Gjuzi, që akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

AlbaniaWeb.net