Gjykata e bllokoi, Bylykbashi: Berisha nuk firmosi, do ngremë demokratët në këmbë
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se Sali Berisha nuk ka qenë dakord dhe nuk ka firmosur për njohjen me masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë vendit. Ai tha se procedura duhet të kalonte më parë përmes parlamentit.
“Prokuroria duhet të kërkojë më parë leje nga Kuvendi që duhet të japë autorizimin për cdo mase kufizimi për lirinë për cdo deputet.
Neni 38 i Kushtetutës parashikon lirinë absolute. Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon këtë liri Kushtetuese. Kufizohet edhe një e drejtë tjetër, që lirisht të dalë nga territori.
Nëse do të kishim një vendim gjykate për një qytetar të zakonshëm do të ishte e mjaftueshme, por neni 73 i Kushtetutës për deputetin duhet të kërkohet autorizimi i parlamentit” tha ai.
A firmosi Berisha? “Veprimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe asnjë veprim nuk mund të legalizohet. Hapat ligjorë ndiqen përmes parlamentit” tha ai.
Berisha i kanë bllokuar pasaportën, por Bylykbashi tha se “deputeti ka të drejtë të lëvizë pa pasaportë në Maqedoni, Kosovë apo Mal të Zi”. Në fund, kishte një paralajmërim të fortë. “Do të jemi në cdo cep të territorit për të ngritur në këmbë demokratët për këtë që ndodh” tha ai.