Mon, Nov 18, 2024

43-vjeçari ndërroi jetë pasi ra nga çatia, arrestohet pronari i banesës

  • PublishedOctober 22, 2023

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banesë ku po punonte në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pronarin e banesës në fjalë, 48-vjeçarin me inicialet D. H.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve,” njofton policia.

AlbaniaWeb.net