Ish-drejtori i “Partizanit”: Më thirri një shefe e madhe në Kryeministri, më ofruan hyrje që të mos flisja
Dosja voluminoze me 200 faqe shkaktoi furtunë në familjen e Sali Berishës. Dhëndri Jamarbër Malltezi u arrestua, Sali Berishës iu bllokua pasaporta dhe u la në detyrim paraqitje. E njëjta masë edhe për biznesmenin Fatmir Bekteshi. Një nga provat dhe dëshmitë që solli arrestimet për privatizimin e kompleksit “Partizani” ishte edhe dëshmia e ish-drejtorit të klubit, Isa Tare nga viti 1995-2005. Vitin e kaluar Tare dëshmoi në SPAK për këtë aferë.
“Kur ka ardhur në pushtet Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pas asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportistë dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.
Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole….. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët” thuhet në dosjen e SPAK-ut.
Dosja me 200 faqe: Berisha ka ndikim, mund të prishë provat për “Partizanin”