Droguan dhe përdhunuan 26-vjeçaren, në pranga dy të rinjtë, në kërkim shoku i tyre (emrat)
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 të rinj ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një tjetër pasi kanë droguar një 26-vjeçare dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.
Mësohet se të arrestuarit janë 31-vjeçari, Oltjan Tahiri dhe 28-vjeçari Albi Ceno. Ndërsa në kërkim është shpallur 32-vjeçari Gentjano Mehmeti.
Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.