Mon, Nov 18, 2024

Ekstradimi i Radojçiç, Eurodeputeti: Nëse nuk ndodh do të ketë pasojnë të rrepta ndaj Serbisë

  • PublishedOctober 23, 2023

Eurodeputeti, Tonino Picula së fundmi është shprehur se refuzimi i Serbisë për të ekstraduar Milan Radoiçiç mund të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet e vështira mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Nova”, eurodeputeti kroat ka theksuar se reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë nëse refuzon të përmbushë kërkesën parësore të Bashkimit Evropian (BE) që të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist që janë arratisur në Serbi.

“Në rezolutën e miratuar nga PE-ja, masat kufizuese duhet të përfshijnë, por jo vetëm, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës, sikurse Radoiçiçi, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të përmendur terrorist”, ka theksuar Picula, i cili kishte përpiluar tekstin e rezolutës së miratuar së fundmi në PE për konfliktin në Banjskë.

Sa i përket bashkëpunimit të Serbisë në këtë drejtim, eurodeputeti kroat ka nëvizuar se është e vështirë të konfirmohet me siguri absolute përfshirja e palës serbe në zgjidhjen e konflikteve, madje edhe atëherë dhe Serbia bashkëpunon, sipas tij, shpesh e bën këtë me një “fik në xhep”, duke ilustruar traditën e thyerjes së zotimeve nga autoritetet në Beograd.

AlbaniaWeb.net