Sun, Nov 17, 2024

SPAK e rrethoi, Berisha i buzëqeshur me dy gishtat lart

  • PublishedOctober 23, 2023

Sot në orën 13:30 do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme  seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, sa i takon akuzave për privatizimin e ish-klubit “Partizani”.

Nuk dihet ende kur do të caktohet seanca për Sali Berishën që gjykata ka kërkuar detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë vendit.

Mesditën e sotme, Berisha me një buzëqeshje të sforcuar dhe dy gishtat lart ngjiti shkallët e selisë blu për t’u bërë gati për deklaratën për mediat.

AlbaniaWeb.net