Fri, Nov 15, 2024

Admirali britanik: Gjashtë hapa përpara Luftës së Tretë Botërore

  • PublishedOctober 23, 2023

Gjashtë hapa “të tmerrshëm” që mund të çojnë krizën aktuale në Gaza në një Luftë të Tretë Botërore, paralajmëron një ish-kreu i Marinës britanike. Nëse gjërat “shkojnë keq”, admirali britanik në pension Lord West parashikon se jo vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të përfshihen në krizën Izrael-Hamas. Konflikti Izrael-Hamas rrezikon të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse me udhëheqësin Benjamin Netanyahu që pritet të vendosë të gjithë fuqinë e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

‘Reagimi i tepruar’ i Izraelit
Forca e plotë ushtarake e Izraelit është grumbulluar në kufi për dy javë ndërsa Gaza përgatitet për një pushtim tokësor në shkallë të plotë dhe ajo që Tel Avivi pret është një ‘luftë e zgjatur’.

Mbyllja
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se asnjë terrorist i Hamasit “nuk do të mbetet i gjallë” dhe se Izraeli “po lufton për ekzistencën e tij “kundër “neo-nazistëve”. Të paktën 4,000 palestinezë janë vrarë në Gaza pas gati dy javësh të sulmeve izraelite.

Lufta po përhapet në Liban
Duke parashikuar se çfarë mund të ndodhë në ditët, javët apo muajt e ardhshëm, ish-shefi i marinës britanike mendon se situata mund të përshkallëzohet me një numër të madh viktimash civile nëse Izraeli reagon me dhunë. Organizata Hezbollah e mbështetur nga Irani ka kontroll të plotë ushtarak dhe politik në Liban dhe ka luftuar kundër Izraelit në vitin 2006, duke vrarë 1200 njerëz.

Aleanca Rusi-Siri kundër Izraelit
Me mundësinë e kolapsit të qeverisë libaneze, hapi i tretë drejt Faudës (kaosit) mund të jetë përfshirja në luftë e aleatit të Rusisë, Sirisë.

Lufta me Iranin
Për admiralin britanik në pension, Irani mund të “përpiqet të përdorë aftësinë e tij për të ‘frymëzuar’ terrorizmin në vende të tjera për të nisur sulme të reja kundër Izraelit. Ai argumenton se, nëse situata merr një kthesë për keq, dhe nëse Izraeli sulmon Iranin.

Përfshirja e SHBA-së
SHBA ka dërguar tashmë forca ushtarake dhe detare për të mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit dhe për të forcuar stabilitetin rajonal. Dhe të premten, një luftanije e marinës amerikane hapi zjarr, duke forcuar mbrojtjen e Izraelit. Luftanija, që vepron në Detin e Kuq, rrëzoi dronët dhe raketat e lëshuara nga rebelët të mbështetur nga Irani në Jemen, që besohet se synonin Izraelin.

Përfshirja e Arabisë Saudite
Hapi i gjashtë – dhe i fundit – që mund ta zhysë planetin në një luftë të paprecedentë do të ishte përfshirja e Arabisë Saudite, argumenton Lord West. Për shumë vite, Irani ka mbështetur rebelët shiitë Houthi të Jemenit, të cilët janë në luftë me fqinjin e tij islamik, Arabinë Saudite. Ata gjithashtu ndajnë urrejtjen e Iranit ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

AlbaniaWeb.net