Fri, Sep 20, 2024

“Edhe meshkujt mund të lindin”- diskutimi i Edona James në “BBVK” që habiti banorët!

  • PublishedOctober 23, 2023

Që në momentin kur u përfol si një nga banoret e mundshme të “BBVK” e po ashtu edhe kur u prezantua si konkurrente zyrtare e formatit, Edona James u mendua si një personazhet që do të jetë protagoniste e këtij sezoni.

Transgjinorja, e njohur si e para në Kosovë, ka rrëfyer në këto ditë fillimi të reality show-t shumëcka në lidhje me veten dhe jetën e saj aspak të lehtë, duke bërë që jo vetëm banorët, por edhe publiku të dëgjojë me kureshtje, ndërsa së fundmi ka bërë edhe një diskutim që ka lënë të habitur konkurrentët e tjerë.

Ajo u tha atyre se është e mundur të vendoset mitra te meshkujt, dhe se ata mund të lindin nëse duan, pra mund të mbesin shtatzënë dhe njeh dikë që tashmë e kishte bërë këtë gjë, duke e quajtur “shoqja e saj”. Kjo shokoi e i habiti të gjithë banorët, në veçanti Monikën e Vesën, ndërsa u shprehën se e dinin që ishin bërë kërkime e eksperimente, por nuk e dinin që mund të bëhej.

Jo vetëm për “drama”, por prania e Edona James në një formtat kaq të ndjekur, mund të në shërbejë edhe për informacion e pak kulturë pse jo.