Fri, Sep 20, 2024

Opozita kritikon qeverinë në Kosovë për mospërfshirjen e kërkesave perëndimore për dialogun

  • PublishedOctober 23, 2023

Të dërguarit evropianë dhe amerikanë për Ballkanin Perëndimorë qëndruan të shtunën në Prishtinë dhe në Beograd në përpjkeje për të ripërtërirë bisedimet, pas 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie.

Diplomatët dhe mikpritësit e tyre në Prishtinë dhe në Beograd njoftuan se ata kanë paraqitur një plan për rrugën përpara, por pa dhënë hollësi reth tij.

“Mendoj se gjëja e parë që kryeministri duhet të na e bëjë të qartë është pozicioni i tij që përfaqëson edhe vendin tonë, ta dijmë ku qëndron kryeministri jonë dhe ku qëndron kundruall këtyre kërkesave.

Kjo është shumë e rëndësishme, ai e përbën shumicën, është titullar i qeverisë, udhëheq qeverinë dhe rrjedhimisht Republikën e Kosovës dhe për neve është shumë e rëndësishme të dijmë pozicionin e tij që nuk e dijmë ende,” tha Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Kosova duhet që të bashkërendojë politikën e vet strategjike me aktorët ndërkombëtar, posaçërisht amerikan dhe të Bashkimit Evropian.

Detyrimet që i ka marrë duhet t’i realizoj por pa dëmtuar sovranitetin dhe interesin e vendit, për shkak se rrugëtimi ynë në NATO dhe Bashkimin Evropian është jetik për kombin tonë, për forcimin e subjkektivitetit ndërkombëtar të Kosovës por edhe sovranitetit tonë si vend,” tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net