Fri, Sep 20, 2024

Tarifat e reja të ujit, ERRU rrëzon aplikimet për rritje çmimesh të Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit

  • PublishedOctober 24, 2023

Komisioni Kombëtar Rregullator, pjesë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU) ka rrëzuar aplikimet e tre ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve për tarifa të reja. Enti ka analizuar për secilin rast arsyet e këtij refuzimi, së pari për shoqërinë rajonale Ujësjellës-Kanalizime, Qarku i Shkodrës.

Shoqëria në fjalë, e cila kishte dorëzuar aplikimin në 29 shtator 2023, duket se nuk ka një licencë aktive e cila duhet t’i jepet nga ERRU.

“Vetëm operatorët e licencuar kanë të drejtë të aplikojnë për tarifa shërbimi ujësjellës-kanalizimesh pranë ERRU-së”, është kusht i domosdoshëm pajisja e shoqërisë me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura nga ERRU-ja përpara aplikimit për nivel të ri tarifor” thuhet në parashtrimin e Entit.

Ky i fundit i ka kërkuar ndërmarrjes që të aplikojë si fillim për licencim pranë këtij institucioni çka më pas i hap rrugë aplikimit për tarifat e reja.

Shoqëria e dytë aplikuese, ajo e Elbasanit, në datë 29 shtator, ka kërkuar unifikim tarifash për tarifat fikse, tarifat volumetrike për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura për klientët e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan SH.a

Por aplikimi sipas ERRU, ka disa mangësi të tilla, si pasqyra financiare të vitit 2022 të pafirmosura dhe vulosura për ujësjellësin e Librazhdit që është pjesë e kësaj ndërmarrje pas reformës së agregimit. Po kështu shoqëria nuk ka zhvilluar seancën dëgjimore që është kusht mbi nivelin e ri tarifor./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net