Reziston Berisha: Nuk shkoj në gjykatë! Më parë më hiqni imunitetin
Sali Berisha: Për vendime anti-Kushtetuese nuk ndodh. Nuk e bëj për vete. Unë jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin që vendoste barazinë e plotë mes cdo zyrtari dhe qytetari në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër, por derisa është në Kushtetutë nuk mund të pranoj asnjë lloj kompromisi për shkelje. Po konsultohem me juristë të ndërmarr të gjitha hapat në mbrojtje të Kushtetutës. Besoj që mënyra ime, ishte e kthjellët si kristali. Në cdo kohë jam gati të paraqitem, për t’u pyetur dhe për cdo gjë, por nuk mund të pranoj kurrë, që të shkel Kushtetutën e vendit, ta ndryshojmë. Unë jam autori i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Hajde të ndryshojmë Kushtetutën dhe jo ta menderosim. Marrje me forcë? Sa kureshtje keni ju, unë besoj se me këto që u përgjigjem jam korrekt. Piramida e trillimit, mashtrimit, falsifikimit do të shembet dhe u garantoj ju, që e bazuar gjithçka në mashtrime, nuk pengoj asnjë proces hetimor dhe gjyqësor. Kjo është formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit, por nuk mund ta shkel.
Lajmi ne perditesim…