Sat, Nov 30, 2024

Një muaj pas agresionit në Banjskë, çfarë u tha për sulmin, përgjegjësit dhe dialogun?

  • PublishedOctober 24, 2023

U përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin para gazetarëve më 24 shtator.

Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Një muaj pas, Kurti tha se sulmin “e kreu Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”.

Kush ishin sulmuesit dhe çka synuan?

Zyrtarët kosovarë i quajtën ata “terroristë” dhe thanë se u organizuan nga udhëheqja e shtetit serb.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe, kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë”, shkroi Kurti në Facebook më 23 tetor.

Në të njëjtin postim, ai përmendi edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e quajti “capo-di-tutti-capi” – një term që zakonisht përdoret për të përshkruar udhëheqësin kryesor të një mafie.

Në ditën e sulmit, autoritetet e Kosovës arrestuan disa sulmues, por shumica prej mbi 80 sish ikën nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një muaji hetime e bastisje, ato konfiskuan sasi të mëdha armatimi – nga granatahedhësit deri tek eksplozivët.

Sulmuesit “ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake”, ishte vlerësimi i ish-kolonelit amerikan, Gian Gentile, për Radion Evropa e Lirë./REL

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net